Subvencione të dhëna nga AAPSK
Mekanzimat kontrollues dhe monitorues qe veprojne mbi AAPSK
Financimi 2023
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), bazuar në parashikimet e nenit 37 të ligjit nr. 10192, dt. 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, në zbatim të Vendimit të Komitetit Ndër-institucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar nr. 02, dt. 20.11.2020 “Mbi mënyrën e përdorimit të pasurive Vlera Monetare të Konfiskuara”, në përputhje me Udhëzimin nr. 374, dt. 18.11.2020, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit”, shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.
Kërkesat për financimin e projekteve mund të paraqiten nga Organizatat Jo-fitimprurëse, të parashikuara në pikën 5 të Udhëzimit nr. 374, dt. 18.11.2020, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre rehabilitimin social, kulturor e shëndetësor të shtresave në nevojë, veçanërisht ato të prekura apo të rrezikuara nga krimi, përfshirë organizatat dhe qendrat terapeutike, qendrat e riaftësimit dhe të kurimit të përdoruesve të substancave narkotike, OJF-ve që merren me dhënien e ndihmës viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit, që mbrojnë të drejtat e familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe qendrat e asistencës e të rehabilitimit të viktimave të trafikut të qenieve njerëzore që, në tri vitet e fundit nga paraqitja e kërkesës, zhvillojnë veprimtari të tilla.
Procedura e aplikimit
Së bashku me kërkesën për financim dhe projekt-propozimin, organizatat jo-fitimprurëse duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:
1. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor për regjistrimin e aplikuesit;
2. Dokument, që vërteton se aplikuesi nuk është në ndjekje penale dhe nuk është i dënuar me vendim të gjykatës të formës së prerë;
3. Dokument, që vërteton se aplikanti nuk është në proces falimentimi dhe/ose në proces likuidimi;
4. Kopje të pasqyrave financiare për tri vitet e fundit, të audituara dhe të depozituara në organet tatimore;
5. Dokument, që vërteton se aplikuesi ka paguar rregullisht sigurimet shoqërore për stafin e punësuar;
6. Dokument që vërteton se aplikuesi nuk ka detyrime tatimore, lëshuar nga organet tatimore;
7. Licencë/Leje për ushtrim veprimtarie, vetëm në rastet kur aktiviteti/veprimtaritë e kërkuara për t’u financuar nuk mund të kryhen, pa zotëruar një licencë të akorduar nga autoritetet shtetërore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentacioni i parashikuar në germat “a” deri në “g” duhet të jetë në origjinal, ose kopje e noterizuar, si dhe duhet të jenë të lëshuara brenda 6 muajve nga data e aplikimit.
Financime nga Fondi i Posaçëm (Viti 2021)
1. Financimin e SPAK për projektin “ Për blerjen e paisjeve dhe programeve në funksion të Sektorit të Ekspertizës”, nga Fondi i Posaçëm në shumën 30,241,187( tridhjetë milion e dyqind e dyzet e një mijë e njëqind e tetëdhjet e shtatë) lekë
2. Financimin e DPPSH për projektin “ Për blerjen e paisjeve rrjeti, paisjeve kompjuterike dhe trajnime të administratorëve të sistemit, për zhvillimin e kapaciteteve të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Kriminal” nga Fondi i Posaçëm, në shumën e 41,081,542.9 (dyzet e një milion e tetëdhjet e një mijë e pesëqind e dyzet e dy ) lekë, si dhe alokimit të fondit të mbetur nga zbatimi i urdhrit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.9/2, dt. 22.12.2016 prej 1,400,000 (një milion e katërqind mijë) lekë.
3. Mbi financimin e Qendrës Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë
4. Mbi financimin e projektit të subjektit “GJURMËT” nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë
5. Mbi financimin e projektit të subjektit “VATRA” nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë
6. Mbi financimin e projektit të subjektit “Nisma për ndryshim shoqëror ARSIS ” nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë
7. Mbi financimin e projektit të subjektit “Të ndryshëm dhe të barabartë ” nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë
8. Mbi financimin e projektit të subjektit “Aksion Plus ” nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë
9. Mbi financimin e projektit të subjektit “ Fondacioni Aleanca Civile për Integritet (CATI) ” nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë
10. Mbi financimin e projektit të subjektit “Sustaining Inkluzive Groëth (SIG)” nga Fondi i Posaçëm në shumën e 3,400,000 (tre milion e katërqind mije) lekë