Legjislacioni Kombëtar
Ligji nr. 10192, dt. 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin 70/2017, dt. 27.4.2017, 85/2020.
Në muajin korik të vitit 2019 doli ligji me nr. 34, datë 4.07.2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara“. Në zbatim të kërkesave të reflektuara në ndryshimet e ligjit 34/2019 prej ligjit 19/2020, janë miratuar :
- VKM me nr. 888, dt. 11.11.2020 “Për përcaktimin e kritereve të vlerësimit, të mënyrave dhe të procedurave të dhënies në përdorim e të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara“
- VKM me nr. 835, dt. 28.10.2020 “Rregullat për përmbajtjen, formën e regjistrimit të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, si dhe për përcaktimin e organeve publike apo subjekteve, që kanë të drejtë qasjen në informacionin e tij“.
- Urdhri i Kryeministrit nr. 14, dt. 13.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së AAPSK”.
- Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm me nr. 374, dt. 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posacëm për parandalimin e kriminalitetit”.
- Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm nr. 324, dt. 02.10.2020 “Për përcaktimin e rregullave, procedurave për administrimin e të ardhurave dhe limitet e kryerjes së shpenzimeve për pasuritë e sekuestrura dhe konfiskuara“.
- Urdhri i Ministrit të Brendshëm nr. 323, dt. 02.10.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave për hartimit e listës të administratorëve të pasurive te sekuestruara, pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.
- Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm nr. 80, dt. 06.03.2020 “Për kushtet e zbatimit të urdhrit për evakuimin e ndërtesave që janë objekt i masës së sekuestros”.