Rreth AAPSK
AAPSK është një agjenci në varësi të ministrit që mbulon rendin dhe siguirinë publike. AAPSK funksionon sipas strukturës të miratuar me urdhër të kryeministrit nr.14,dt 13.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së AAPSK”.
Historiku dhe baza ligjore
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) është krijuar në zbatim të Ligjit nr. 9284, date 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar” dhe aktualisht funksionon në zbatim të ligjit nr. 10192, dt. 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin 70/2017, dt. 27.4.2017, 10192 i ndryshuar.
Në muajin korik të vitit 2019 doli ligji me nr. 34, datë 4.07.2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara“. Në zbatim të kërkesave të reflektuara në ndryshimet e ligjit 34/2019 prej ligjit 19/2020, janë miratuar :
- VKM me nr. 888, dt. 11.11.2020 “Për përcaktimin e kritereve të vlerësimit, të mënyrave dhe të procedurave të dhënies në përdorim e të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara“
- VKM me nr. 835, dt. 28.10.2020 “Rregullat për përmbajtjen, formën e regjistrimit të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, si dhe për përcaktimin e organeve publike apo subjekteve, që kanë të drejtë qasjen në informacionin e tij“.
- Urdhri i Kryeministrit nr. 14, dt. 13.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së AAPSK”.
- Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm me nr. 374, dt. 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posacëm për parandalimin e kriminalitetit“.
- Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm nr. 324, dt. 02.10.2020 “Për përcaktimin e rregullave, procedurave për administrimin e të ardhurave dhe limitet e kryerjes së shpenzimeve për pasuritë e sekuestrura dhe konfiskuara“.
- Urdhri i Ministrit të Brendshëm nr. 323, dt. 02.10.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave për hartimit e listës të administratorëve të pasurive te sekuestruara, pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.
- Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm nr. 80, dt. 06.03.2020 “Për kushtet e zbatimit të urdhrit për evakuimin e ndërtesave që janë objekt i masës së sekuestros”.
Objekti i punës së AAPSK
Agjencia ka për objekt të veprimtarisë:
- Administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara me vendim të gjykatës, në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë“, ndryshuar me ligjin 70, dt. 27.4.2017 dhe ligjit të ri nr. 34, dt. 4.07.2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara“, i ndryshuar.
- Administrimin e pasurive të bllokuara dhe të sekuestruara, në zbatim të ligjit nr. Nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit.”
- Administrimin e pasurive të bllokuara dhe të sekuestruara sipas Aktit Normativ (OFL), nr.1, dt. 31.01.2020 “Për masat parandaluese ne kuadër te forcimit te luftës kundër terrorizmit , krimit te organizuar, krimeve te renda dhe konsolidimit te rendit e sigurisë publike”
- Administrimin e pasurive të tjera të sekuestruara e të konfiskuara, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to, administrimi i të cilave i caktohet kësaj Agjencie me ligj, me vendim gjykate apo urdhër të Ministrit.
- Administrimi i provave materiale të konfiskuara dhe shitja e tyre me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.
Organigrama
AAPSK drejtohet nga kryeadministratori dhe ka në përbërje 14 punonjës. Punonjësit e AAPSK janë nëpunës të shërbimit civil. AAPSK funksionon sipas kësaj organigrame.
Në përbërje të AAPSK janë administratorët dhe ndihmës administratorët e pasurive, numri i të cilëve përcaktohet nga pasuritë e mara në administrim, vështirësitë e menaxhimit të tyre, llojet dhe volumi i punës për administrimin e pasurive etj. Administratorët dhe ndihmës administratorët janë persona të kontraktuar nga AAPSK sipas Kodit të Punës.
Menaxhimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara
Nga momenti i marjes në administrim të pasurive të sekuestruara sipas akteve ligjore, deri në përfundim të proçesit të gjykimit që mbyllet me revokimin e pasurisë (pasuria i kthehet subjektit), apo konfiskimin e pasurisë (pasuria kalon në pronësi të shtetit), administratori duhet ta mirëadministrojë pasurinë duke ruajtur vlerën e saj dhe kur është e mundur ta shtojë këtë vlerë. Menaxhimi mund të jetë:
- I drejtpërdrejtë, në rastin e shoqërive në administrim.
- Dhënje me qira, në rastin e pasurive të paluajtshme apo bizneseve.
- Depozita me afat, në rastin e llogarive bankare.
Pasuritë e konfiskuara (biznese, pasuri të paluajtshme apo pasuri të luajtshme), mund të shiten, të kalojnë në pronësi të institucioneve qëndrore apo njësive të qeverisjes vendore ose të jepen në përdorim. Vlera e shitjes, kalon në të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskura. Këto të ardhura derdhen në një llogari të veçantë pranë AAPSK.
Të ardhurat e krijuara nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskura përdoren për :
- Derdhjen në buxhetin e shtetit.
- Llogarinë e AAPSK në përballimin e shpenzimeve.
- Fondin e posaçëm.
Fondi i posaçëm përdoret për financimin e projekteve të:
- Institucioneve që meren me luftën kundër krimit të organizuar.
- OJF që trajtonë viktimat e trafikimit të krimit të organizuar.
Pasuritë e paluajtshme apo të luajtshme mund të të kalojnë në pronësi apo të jepen në përdorim për institucionet shtetërore apo njësitë e qeverisjesë vendore.
Vendimin për shitjen, kalimin në pronësi apo dhënjen në përdorim të pasurive institucioneve qëndrore apo njësive të qeverisjes vendore, për shpërndarjen e të ardhurave nga pasuritë e sekuestruara dhe konfiskura, si dhe mënyrën e financimit dhe ndarjen e fondit të posaçëm e merr Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar. Ky komitet përbëhet nga 9 antarë, përfaqësues nga institucionet, si pjesë e luftës kundër krimit të organizuar.
Pasuritë e konfiskuara shiten me ankand nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndërsa pasuritë e sekuestruara që ju bie vlera, nga AAPSK.