Funksionet dhe Detyrat e AAPSK

LIGJ Nr. 34/2019 PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA E TË KONFISKUARA NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 19/2020 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 34/2019, “PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA E TË KONFISKUARA”

Neni 8

Kompetencat dhe përgjegjësitë Agjencia ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:

a) merr në dorëzim pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara, sipas përcaktimeve të nenit 3 të këtij ligji;

b) administron, mirëmban dhe ruan pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara, nëpërmjet administrimit të drejtpërdrejtë apo të të tretëve. Nëse është e mundur, rrit vlerën e pasurisë në administrim; “

b.1) merr në dorëzim dhe ruan provat materiale, sipas përcaktimeve të nenit 4 të këtij ligji;

b.2) paraqet kërkesë pranë prokurorit për të urdhëruar përdorimin, tjetërsimin ose asgjësimin e provave materiale, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Penale;

b.3) administron provat materiale, për të cilat organi procedues ka urdhëruar përdorimin ose tjetërsimin e tyre;

c) me vendim të “Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar”., realizon shitjen e pasurive të luajtshme të sekuestruara, të cilat me kalimin e kohës prishen, dalin jashtë përdorimit apo u bie vlera në mënyrë të ndjeshme;

c.1) disponon për dhënien e pasurisë së sekuestruar në përdorim të institucioneve dhe enteve shtetërore, në nivel qendror e vendor, si dhe tek të tretët, sipas parashikimeve të aktit normativ nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”;

c.2) çdo kompetencë tjetër apo detyrë e parashikuar në aktin normativ nr. 1, date 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike” apo ligjeve të tjera në fuqi.”.

ç) kryen regjistrimin në favor të shtetit, në përgjegjësi dhe administrim të Agjencisë” të pasurive të regjistruara të konfiskuara, në regjistrat përkatës;

d) përgatit dokumentacionin e plotë për tjetërsimin apo dhënien në përgjegjësi administrimi, të pasurive të konfiskuara;

dh) bashkëpunon për shitjen e pasurive të konfiskuara me institucionet përgjegjëse për shitjen e pronave publike;

e) mbikëqyr veprimtarinë e përfituesit nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit, të cilit i është dhënë në përdorim, përgjegjësi administrimi apo huapërdorje një pasuri e konfiskuar, nëse përdorimi i pasurisë është apo jo në përputhje me udhëzimin e “ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike” të nxjerrë për këtë qëllim;

ë) bën verifikimin dhe përgatit dokumentacionin për vendimmarrjet e Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, si dhe ndjek zbatimin e tyre.”.

f) përgatit dhe administron statistika periodike dhe vjetore për sasinë, llojin dhe vlerën e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nën administrim.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik