CAUSE
CAUSE – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale u zbatua nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana, dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Projekti u financua nga Bashkimi Evropian.
Përmbledhje
CAUSE – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale është iniciativa e parë e kësaj natyre e zbatuar në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila krijoi një model të ri-përdorimit të qëndrueshëm të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) si një mjet i vlefshëm për të riafirmuar vlerën e ligjshmërisë dhe iniciativës qytetare kundër krimit të organizuar.
CAUSE u krijua bazuar në idenë se ripërdorimi i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar paraqet një mundësi të qartë për të ndryshuar një paradigmë ekonomike dhe për të treguar se ekonomia ligjore mund të jetë më efikase se ajo e paligjshme, duke bashkuar interesin publik dhe qëndrueshmërinë ekonomike.
Përmes një qasje inovatore të fokusuar në promovimin dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes sociale dhe luftës kundër krimit të organizuar, CAUSE ofron mundësi, aftësi dhe mbështetje financiare për OSHC-të për të filluar një projekt të ri në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar.
Shtyllat kryesore të CAUSE
Mbështetja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara
Disa nga aktivetet e projektit CAUSE në mbështetje të AAPSK:
- Trajnim për 10 administratorët e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për ripërdorimin social të pronave të konfiskuara
- Ofrimi i udhëzimeve për të mbështetur përgatitjen e procedurave të brendshme për caktimin dhe kalimin e pronave të konfiskuara tek OSHC-të për ri-përdorim social.
- Vizitë studimore në Itali për 2 anëtarë të stafit të Agjencisë
- Vendosja e linjave të komunikimit me OSHC-të
- Punëtori me OSHC-të: 6 trajnime, 106 pjesëmarrës, 5 qytete (Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier).
Përgatitja dhe Menaxhimi i Skemës së Nën-Grantimit për Ngritjen e Sipërmarrjeve Sociale nga OShC-të në Pronat e Konfiskuara nga Krimi i Organizuar
Skema e Nën-Grantimit përfshinte:
- 5 prona të konfiskuara në Durrës, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Sarandë
- 4 thirrje të shpallura për propozime
- 13 sesione informimi (onsite dhe online)
- 146 pjesëmarrës
- 23 aplikime, 3 projekte fituese, 5 organizata zbatuese
- 60,000 – 150,000 EUR financim për projekt
- 28 sesione mentorimi zhvilluar online dhe onsite me organizatat përfituese të skemës së nën-grantimit
- 1 vizitë studimore në Itali me organizatat partnere dhe përfituesit
Sipërmarrjet fituese nga Skema e Nën-Grantimit
Kafe Librari KinFolk
Një iniciativë e ngritur në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar në Durrës, duke e transformuar atë në një mjedis miqësor për të rinjtë, veçanërisht ata që janë në rrezik ndaj kriminalitetit të të miturve, familjet e tyre dhe qytetarët. Duke i angazhuar ata në nisma sociale, kulturore dhe edukuese, Kinfolk shërben si një masë parandaluese ndaj përfshirjes së të rinjve në aktivitete kriminale.
Ke Buono! Pastiçeri Sociale
Një pastiçeri sociale që zhvillon veprimtarinë e saj në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar në Fier. Ajo ofron një shumëllojshmëri produktesh si dhe një seri aktivitetesh integruese me fëmijë dhe prindër, adoleshentë, studentë, gra dhe vajza duke synuar ndërtimin në komunitet të një kulture të ligjshmërisë dhe kundër dhunës.
Garazhi Social i Artizanatit
Një punishte e ngritur në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar në Sarandë, ku gra dhe vajza – viktima apo në rrezik nga krimi i organizuar dhe dhuna në familje, prodhojnë punime artizanale duke përdorur gurët e detit.
Publikime lidhur me CAUSE
Analizë mbi praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me ripërdorimin nga OJF-të e pronave të konfiskuara
Ky dokument synon të analizojë rolin e ri-shfrytëzimit për qëllime shoqërore të pasurive të konfiskuara nga organizatat kriminale nga organizatat jofitimprurëse. Shfleto dokumentinAnalysis of the International Best Practices on the Re-Use of the Confiscated Assets by...
Udhëzues praktik për organizatat e shoqërisë civile për ngritjen e sipërmarrjeve sociale në prona të konfiskuara nga krimi i organizuar
Nëpërmjet një qasje praktike dhe konkrete, “Udhëzuesi praktik për OJF-të: Ngritja e Sipërmarrjeve Sociale në Prona të Konfiskuara nga Krimi i Organizuar” ofron informacion mbi bazën ligjore dhe institucionet përgjegjëse, përshkruan procesin, ofron shembuj konkretë dhe...
Dokumentar mbi ripërdorimin social të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar
Ndiqni këtë dokumentar mbi ripërdorimin social të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar, prodhuar nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara me mbështetjen financiare të Programit të Granteve...
Dokumentar mbi përvojën e CAUSE
Ky dokumentar paraqet përvojën e “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”, e para iniciativë në vend dhe në Ballkanin Perëndimor që arriti të shndërrojë tre prona të konfiskuara nga krimi i organizuar në tre sipërmarrje sociale, të...