Programi i Transparencës
Programi i plotë i transparencës për AAPSK do të ngarkohet së shpejti.
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues qe veprojne mbi AAPSK
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në vijim “AAPSK”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AAPSK publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të AAPSK janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AAPSK. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AAPSK vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AAPSK.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AAPSK mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.