Nëpërmjet një qasje praktike dhe konkrete, “Udhëzuesi praktik për OJF-të: Ngritja e Sipërmarrjeve Sociale në Prona të Konfiskuara nga Krimi i Organizuar” ofron informacion mbi bazën ligjore dhe institucionet përgjegjëse, përshkruan procesin, ofron shembuj konkretë dhe formate standarte me qëllim që t’u vijë në ndihmë të gjitha OJF-ve në përpjekjet e tyre për zhvillimin e një sipërmarrje sociale në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar.