Nga data 27 deri më 29 tetor u mbajt në Tiranë Mbledhja e Përgjithshme Vjetore 2021 e Rrjetit Ndërinstitucional të Menaxhimit të Aseteve Ballkanike (BAMIN).

Pjesë nga fjala përshëndetëse në nisje të takimit, e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme, znj. Elena Pici:

Në cilësinë e Kryetares së Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, gjatë aktiviteteve të këtij Komiteti, kemi marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, duke i kthyer komunitetit ato që janë konfiskuar nga krimi. Kam këtu kënaqësinë të përmend shembuj shumë të mirë të aplikimit të projekteve të rëndësishme si projekti ‘CAUSE’. Kemi arritur të ngremë sipërmarrjet e para sociale në pronat, të cilat kanë qenë të konfiskuara nga krimi apo të vazhdojmë me projekte të tjera si RISE Albania, apo me kalimin e pronave të konfiskuara nga krimi, institucioneve ligjzbatuese apo pushtetit vendor, i cili i përdor ato për shërbime sociale. Nga ana tjetër, kemi financuar institucionet ligjzbatuese, siç janë Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme.

Unë nuk do të doja të ndalesha në shifra, sepse jam e bindur që kjo do të jetë pjesë e punës dhe diskutimeve tuaja sot, por vetëm për të theksuar një element, vetëm gjatë 9 mujorit të parë të viti 2021 janë sekuestruar mbi 18 milion euro asete kriminale, falë luftës kundër krimit të organizuar.

Duke e mbyllur, dëshiroj t’i uroj të gjithëve në këtë forum suksese në veprimtari sa më produktive gjatë ditës së sotme dhe një bashkëpunim të shtuar në rrjetin tonë! Faleminderit.

Gjithashtu u be dhe kalimi i presidencës për vitin 2022 shtetit te Malit të Zi.

Mund të lexoni më shumë për aktivitetin në faqet e OSBE dhe BAMIN.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik