Takim me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Ermal Dredha
17 Gusht 2023
Kryeadministratori Z. Ardian Koni si dhe Administratori Z. Arian Baci Zhvilluan nje takim me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Ermal Dredha në lidhje me të kompaninë ndërtuese të landfillit të Sherishtës.
U diskutua mbi ecurinë e projektit dhe hapat e ardhshëm për vendosjen në punë sa më shpejt të impiantit. Fokusi i këtij takimi ishte në detajet e teknologjisë dhe metodave të përdorura për të siguruar një operim sa më efikas dhe të përshtatshëm për mjedisin por dhe përfundimin sa më shpejt të punimeve. Për Bashkinë e Vlorës, landfilli i Sherishtës është një nga infrastrukturat kyçe në menaxhimin efikas të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve.