Shqipëria rast suksesi në ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar, Rome, Itali.

Shqipëria rezulton e para në rajon në lidhje me ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara nga aktivitetet kriminale. Kjo arritje u bë publike gjatë një ëorkshop-i mbi konfiskimin dhe ripërdorimin e aseteve kriminale,  në Romë më 30 dhe 31 maj 2023 të organizuar nga Nisma Globale kundër Krimit Transnacional, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të SPAK, OJF, dhe kreu i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Adrian Koni.

Shqipëria është e para në implementimin e të gjitha kategorive të analizuara, si “Konfiskimi i aseteve”, “Konfiskimi i zgjeruar i aseteve”, “Ripërdorimi shtetëror i aseteve të konfiskuara” dhe “Ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara”.

Shifrat, të dhënat dhe analiza e materialit janë bërë nga Nisma Globale kundër Krimit Transnacional dhe raporti është hartuar në muajin mars 2022. Nga të dhënat e publikuara në raport, del në pah fakti se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka kryer një punë cilësore në drejtim të implementimit të ligjit me qëllim ripërdorimin social të aseteve te konfiskuara nga krimi.

Ky takim pune u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar transnacional në Europën juglindore, nëpërmjet përmirësimi të bashkëpunimit rajonal në kapjen, konfiskimin, menaxhimin dhe ripërdorimin e aseteve kriminale”.

 

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik