Në mbështetje të Ligjit nr. 10192, dt. 3.12.2009  i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Ligjit nr. 34/2019, i ndryshuar “ Për Administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, në përputhje me urdhrin e kryeministrit nr.198, dt. 20.11.2023,

U R D H Ë R O J

1- Shpalljen 1(një) vendi  vakant me kontratë, Magazinier  – Klasa e pagës V, pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

2- QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËSKujdeset dhe administron  mallrat që hyjnë dhe dalin nga magazina.

3-DETYRAT KRYESORE

  • Kryhen hyrjen dhe inventarizimin e mallrave dhe materialeve, për realizimin e aktivitetit të AAPSK.
  • Kryen daljen e mallrave dhe materialeve nga magazina, për aktivitetin e AAPSK.
  • Ralizon kuadratimin e lëvizjes së mallrave nga magazina me sektorin e financës në mënyrë periodike gjatë vitit dhe në fund të vitit ushtrimor.
  • Harton listën e mallrave në fund të vitit, të nevojshme për kryerjen e aktivitetit për vitin në vazhdim dhe ja propozon  përgjegjësit të sektorit të financës dhe shërbimeve mbështetëse, për planifikimin e furnizimit me to.
  • Mirëmban magazinën dhe kujdeset për gjendjen e mallrave, për të ruajtur vlerën e tyre.

4KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT PËR KËTË POZICION:

  1. Arsimi i mesëm,
  2. Leje drejtimi automjeti.

5-PËRVOJA: Përvojë pune.

6TJETËR: Aftësi të mira komunikimi dhe organizuar punën në mënyre autonome.

7- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT TË APLIKIMEVE

Aplikantët brenda një jave kalendarike nga data e shpalljes, duhet të dorëzojnë dokumentet:

  1. CV dhe letër motivimi;
  2. Diplomë e shkollës së mesme të noterizuar së bashku me listë notash;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Dëshmi Penaliteti.                                                                                       

8-  Ngarkohet Sektori i Financës dhe Sherbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.                                  

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik