Në  baze te  te ligjit nr. 7961, date 12.07.1995 “ Kodi i Punes se Republikes se Shqiperise” , ligjit 90/1012 “ Per administraden shteterore”dhe ne mbështetje të Ligjit nr. 10192, dt. 3.12.2009  i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”,  Ligjit nr. 34/2019, i ndryshuar “ Për Administrimin e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara” , Urdherin e Ministrit te Brendshem nr.323, date 02.10.2020, si dhe te Regullores se Brendshme te AAPSK nr.1371, date 09.05.2022;

Aapsk  shpall kunkurimin per nje pozicion vacant ne AAPSK  si me poshte :

 

Ndihmes Administrator (1), në profilin:  Nd/Administrator i pasurise se sekuestruar dhe konfiskuare

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Për pozicionin “Nd/Administrator” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë,  në shkenca Ekonomike ose Juridike , te perfunduar brenda ose jashte shtetit , ne nje nga universitet publike  ose private.
  • Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në fushën e pronësisë
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:

  1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i  interesuar kandidati.
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor dhe Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Çertifikatë familjare
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
  8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi),
  9. Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).
  10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
  11. Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm
  12. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat  8,9,dhe 10 duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë AAPSK

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 22.05.2023.

  • Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Komisioni  i rekurtimit do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e AAPSK  të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që  plotësojnë kriteret,.

Në të njëjtën kohe  kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga komisioni  I rekurtimit  për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik