Bazuar në Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara”, i ndryshuar, në ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet  Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.85/2020, ligjit nr.34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr.19/2020,datë 05.03.2020. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara shpall si më poshtë:

 

  • Pozicionin : 5 (pese) Nd/Administrator i pasurive të sekuestruara/konfiskuara dhe të provave materiale, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

 

  • Detyrat e Nd/Administratorit janë bazuar mbi asistimin e Administratorit të Pasurive mbi realizimin e detyrave të parashikuara sipas përcaktimeve ligjore :

 

  • Ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr.19/2020,datë 05.03.2020”;
  • Ligjin 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.85/2020, ligjit nr.34/2019”.

 

  • Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin këto kritere:

 

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë universitar, niveli Bachelor. (Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
  3. Të kenë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
  4. Të kenë njohuri bazë mbi Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në Shqipëri.
  5. Të kenë përvojë pune ose internshipi/ praktika profesionale.
  6. Njohuri shumë të mira të programeve, Word, exel.

 

  • Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

  • Ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr.19/2020,datë 05.03.2020”;
  • Ligjin 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.85/2020, ligjit nr.34/2019,”;
  • Ligjin 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në adiministratën publike”;
  • Ligjin 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër :


1- Do të bëhet online,sipas emailit zyrtar elektronik
[email protected] të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Fizikisht pranë zyrave të AAPSK me (Adresë: Rruga Perlat Rexhepi, Nr. 8,  Ap.1 Tiranë) duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun në faqen zyrtare : www.aapsk.gov.al

                     
2-Ose fizikisht
pranë Protokoll Arkivës, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, (Adresa: Rruga Perlat Rexhepi, Nr. 8,  Ap.1 Tiranë)                  

 

3-Brenda datës 15.11.2023, ora 10:00:

 

  • Kërkesën për punësim ku duhet të përcaktojnë pozicionin për të cilin po aplikojnë;

 

1-Një kopje të CV të përditësuar;

2-Diplomën e noterizuar;

3-Çertifikata dhe kualifikime të ndryshme;

4-Një fotokopje e librezës së punës;

5-Një kopje të ID-së;

6-Formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore të firmosur nga aplikuesi;

7-Raportin mjeko-ligjor.

  • Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyrë, sjell s’kualifikimin e kandidatit.

 

TË GJITHË KANDIDATËT QË APLIKOJNË PËR POZICIONIN E MËSIPËRM, DO TË MARRIN INFORMACION VETËM NË FAQEN E INTERNETIT TË AAPSK .www.aapsk.gov.al, PËR FAZAT E MËTEJSHME TË KËSAJ PROCEDURE:

– për rezultatet e verifikimit
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi (testim me shkrim/ intervista me gojë)

– shpalljen e listës së fituesve

Për të marrë këto informacione, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të AAPSK  www.aapsk.gov.al.

 

AGJENCIA E ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE KONFISKUARA

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik