Shërbime emergjence për fëmijët dhe nënat në nevojë
Që nga muaji shtator 2023 Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të ofrojë shërbimin e emergjencës për fëmijët dhe nënat në nevojë në një pronë të konfiskuar nga lufta kundër veprimtarisë së krimit të organizuar.
Në zbatim të vendimit të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar nr.122, datë 03.08.2023 është firmosur kontrata e huapërdorjes së pasurisë së konfiskuar, mes përfaqësueses së ARSIS Znj.Ana MAJKO dhe drejtuesit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Z.Adrian KONI.