“Seminari Rajonal për Konfiskimin dhe Ripërdorimin e Pasurive Kriminale” organizuar nga OSCE.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mori pjesë në takimin dy ditor që u zhvillua në dt.23-24 Mars 2023 në Vjenë, Austri me temë “Punëtoria Rajonale për Konfiskimin dhe Ripërdorimin e Pasurive Kriminale” organizuar nga OSCE.
Kjo ngjarje shënoi aktivitetin përmbyllës të një sërë seminaresh kombëtare dhe rajonale mbi ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara, organizuar në kuadër të projektit të OSCE-së “Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar në Evropën Juglindore përmes përmirësimit të bashkëpunimit rajonal në sekuestrimin, konfiskimin, menaxhimin dhe ripërdorimin e aseteve”.
Kryeadministratori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara-së Z.Adrian Koni prezantoi modelet e ripërdorimit social në prona të konfiskuara dhe projektet e financuara nga Fondi i Posacëm, me fokus viktimat e trafikimit.