Projekte të financuara nga “Fondi i Posacëm” 2023
Në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara u firmosën kontratat e financimeve të projekteve të institucioneve të zbatimit të ligjit.
Drejtori i AAPSK Z. Adrian Koni dhe Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit Z. Sokol Bizhga firmosën kontratën për financimin e projektit ”Kompetimi i Departamentit për Policinë Kriminale – Drejtoria e Forcës së Posacme Operacionale me mjete transporti dhe pajisje speciale të hetimit” nga Fondi i Posacëm. Policia e Shtetit është institucioni kryesor, i cili ka përfituar vazhdimisht nga ky fond, si institucioni kryesor, i cili ka mision parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.
Në vijim me Z. Admir Abrija Drejtor i Përgjithshëm i burgjeve u firmos kontrata e përbashkët për financimin e projektit “Për mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me 8 autoambulanca të kategorisë A” nga Fondi i Posacëm.
Gjithashtu nga ky fond ka përfituar:
- SPAK për financimin e projektit ”Blerje të pajisjeve dhe sistemeve elektronike për rritjen e sigurisë kibernetike dhe sistemin teknologjik për suportin e hetuesve në terren”.
- Agjencia e Mbikqyrjes Policore për financimin e projektit “Rritja e kapaciteteve tekniko shkencore për sigurimin e provës, nëpërmjet përdormit të përgjimit ambiental dhe vëzhgimit sekret”.