Elbasan – Nëpërmjet projektit “Tradita ime Artizanale”, OSBE në Shqipëri në bashkëpunim me ENGIM (Ente Nazionale Giuseppini del Murialdo) financojnë për vënien në përdorim të publikut, të pasurisë së konfiskuar.

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Elbasan, organizuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ENGIM, OSBE dhe Bashkia Elbasan, u inagurua çelja e biznesit më të ri në qytet.

ENGIM ka kontribuar edhe me pasurinë e parë të konfiskuar në Shqipëri, e cila u shndërrua për përdorim social. Në projektin fillestar ENGIM ka bashkëpunuar me AAPSK dhe partnerë të tjerë në Shqipëri, si “KeBuono” në Fier. Përmes mbështetjes së saj, vijon aktiviteti që mbështet shtresat në nevojë dhe viktimat e krimit të organizuar, ku përfshihen qeniet njerëzore të trafikuara.

 

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik