Bazuar në Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara”, i ndryshuar, në ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.85/2020, ligjit nr.34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr.19/2020,datë 05.03.2020. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara shpall si më poshtë:
- Pozicionin : 1 (një) Administrator i pasurive të sekuestruara/konfiskuara dhe të provave materiale, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
- Detyrat e Administratorit të Pasurive janë bazuar sipas përcaktimeve ligjore :
- Ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr.19/2020,datë 05.03.2020”;
- Ligjin 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.85/2020, ligjit nr.34/2019”.
- Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin këto kritere:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë universitar, niveli Bachelor, Master Shkencor. (Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të kenë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Të kenë njohuri bazë mbi Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në Shqipëri.
- Të kenë përvojë pune ose internshipi/ praktika profesionale.
- Njohuri shumë të mira të programeve, word, exel.
- Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr.19/2020,datë 05.03.2020”;
- Ligjin 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.85/2020, ligjit nr.34/2019,”;
- Ligjin 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në adiministratën publike”;
- Ligjin 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër :
1- Do të bëhet online,sipas emailit zyrtar elektronik [email protected] të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ose Fizikisht pranë zyrave të AAPSK me (Adresë: Rruga Perlat Rexhepi, Nr. 8, Ap.1 Tiranë) duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun në faqen zyrtare : www.aapsk.gov.al
2-Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë brenda datës 16.05.2023, ora 12:00 në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (Adresa: Rruga Perlat Rexhepi, Nr. 8, Ap.1 Tiranë): Kërkesën për punësim ku duhet të përcaktojnë pozicionin për të cilin po aplikojnë; një kopje të CV të përditësuar; diplomën e noterizuar; certifikata dhe kualifikime të ndryshme; një fotokopje e librezës së punës; një kopje të ID-së; formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore të firmosur nga aplikuesi; raportin mjeko-ligjor.
TË GJITHË KANDIDATËT QË APLIKOJNË PËR POZICIONIN E MËSIPËRM, DO TË MARRIN INFORMACION VETËM NË FAQEN E INTERNETIT TË AAPSK .www.aapsk.gov.al, PËR FAZAT E MËTEJSHME TË KËSAJ PROCEDURE:
– për rezultatet e verifikimit
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi (testim me shkrim/ intervista me gojë)
– shpalljen e listës së fituesve
Për të marrë këto informacione, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të AAPSK www.aapsk.gov.al.