Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në RSH”, të ndryshuar; të nenit 19, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 6839, datë 14.06.2023,“Për miratimin e udhëzuesit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në Aparatin e Ministrisë së Brendshme”, Agjencia e Administrimit të pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara shpall 1 (një) vend vakant :
- Ndihmës administrator i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara me profil shkencat sociale.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin: “ Ndihmës administrator i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara me profil shkencat sociale” :
- Asiston Administratorin në realizimin e detyrave të parashikuara në rregulloren e brëndshme të AAPSK-së dhe akteve ligjore dhe nën ligjore në fuqi.
- Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar për pozicionin e tij në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë.
- Nd/Administratori kryen detyrat e ngarkuara nga drejtuesi i tij apo nga persona të autorizuar nga Punëdhënësi.
- Mer pjesë dhe kontrollon pasuritë në administrim të administratorit.
- Si dhe detyra të tjera të parashikuara për administratorin në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, i ndryshuar dhe rregulloren e brendshme të Agjencisë.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion.
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
- Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në grup;
- Të ketë njohuri të programeve bazë të kompjuterit.
- Të ketë leje drejtimi automjeti.
- I gatshëm në cdo kohë për lëvizje jashtë Tiranës.
Kritere të posaçme: Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës.
Arsimi: Të ketë një diploma të nivelit “Bachelor”, në shkenca sociale.
Përvoja: Nuk kërkohet përvojë. Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil/profesion, përbën avantazh.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohet në lidhje me:
- Njohuri të përgjithshme për Kodin e Punës për të drejtat e detyrimet e Punëdhënësit e Punëmarrësit;
- Njohuri mbi ligjin nr. 34/2019 “ Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” i ndryshuar.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë për punësim;
- Jetëshkrim;
- Fotokopje të diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mësipër, duhet të bëhet brenda datës 29.04.2024, në protokollin e Agjencisë së Administrimit të pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Adresa: Rruga e Kavajës, Kompleksi Delijorgji, Kulla C1, Kati 1 H 2 Tiranë .
Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 8.05.2024, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.