Lihet ne fuqi njoftimi per testimin e vendit vakant te Ndihmes Administrator te Pasurive te Sekuestrura dhe Konfiskuara vetem per 1 (nje) vend vakant.
Kandidatet do të testohet me shkrim në datën 28.03.2024, ora 10:00 dhe me gojë po në datën 28.03.2024, ora 11:00, në ambjentet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuaral, Rruga Kavajës“Kompleksi Delijorgji”, Kulla C!, Kati 1, H 2. Tiranë.
➢ Kandidati do të testohen në lidhje me:
– Ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr.19/2020,datë 05.03.2020”;
– Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.85/2020, ligjit nr.34/2019,”;
– Ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në adiministratën publike”;
– Ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28.03.2024, ora 10:00, në ambjentet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuaral, Rruga Kavajës “Kompleksi Delijorgji”, Kulla C!, Kati 1, H 2. Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në 28.03.2024, ora 11:00, në ambjentet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuaral, Rruga Kavajës“Kompleksi Delijorgji”, Kulla C!, Kati 1, H 2. Tiranë.Kandidatët do të paraqiten në intervistë sipas rendit alfabetik.
______________________________________________________________________________
TË GJITHË KANDIDATËT PËR POZICIONIN E MËSIPËRM, DO TË MARRIN INFORMACION VETËM NË FAQEN E INTERNETIT TË AAPSK www.aapsk.gov.al, PËR FAZAT E MËTEJSHME TË PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT.
Për të marrë këto informacione, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të AAPSK www.aapsk.gov.al.