Mbledhja Vjetore e Rrjetit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Aseteve ne Ballkan BAMIN 2023

Ne datat 19 – 22 shtator 2023, Kryeadministratori Z.Adrian Koni perfaqesoi Agjencine e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara te Shqiperise, ne mbledhjen vjetore te Rrjetit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Aseteve ne Ballkan BAMIN, zhvilluar kete vit ne Moldavi, i cili synon të përmirësoje kapacitetet kombëtare për kapjen dhe konfiskimin e pasurive kriminale. Ky rrjet mbështetet nga OSCE dhe GIZ.

Gjatë këtyre ditëve secili nga vendet pjesmarrëse bëri prezantimin e zhvillimeve të reja në Agjencitë e vendeve të tyre, i cili u zhvillua në formë diskutimi ku pas secilit prezantim ishte sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve. Pjesë e këtij sesioni prezantimesh ishte edhe Agjencia jonë, e cila u vlerësua për mënyrën e organizimit të punës, per arritjet e objektivave, si dhe për format e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara.

Kete vit presidencen e BAMIN e ka Moldavia dhe jemi të angazhuar qe të japim kontributin tonë në përmbushjen e detyrimeve për të përmirësuar bashkëpunimin dhe efektivitetin tonë ndërinstitucional me gjithë rrjetin BAMIN.

 

 

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik