Një ceremoni e thjeshtë është zhvilluar në Shkodër, ku është dorëzuar një makinë e transformuar tashmë në bibliotekë të lëvizshme. Makinat e konfiskuara krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, po kthehen në biblioteka të lëvizshme.
Republika Federale e Gjermanisë përmes GIZ-së po mbështet Shqipërinë në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në zona veçanërisht të prekura. Ripërdorimi i aseteve të konfiskuara për qëllime sociale, po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Shkodër dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Gjithashtu u zhvillua një vizitë studimore në kuadrin e presidencës së BAMIN ku prezent ishin të gjithë përfaqësuesit e agjencive homologe në rajon dhe përfaqësues të Europolit dhe Bashkimit Evropian dhe Britanisë se Madhe, mbi një pasuri të konfiskuar.