“Libraria Lëvizëse” shërbimi i ri në Bashkinë Dibër
“Libraria Lëvizëse” është shërbimi i ri në Bashkinë Dibër, në dobi të të rinjve dhe dashamirësve të librit në zonat rurale.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional midis Bashkisë Dibër, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe GIZAlbania, u mundësua ky projekt invovativ, që ka shndërruar një automjet të konfiskuar nga veprimtaria e krimit të organizuar në librari lëvizëse dhe ka për qëllim të trokasë në dyert e çdo familje libradashëse dibrane!
Morën pjesë në përurimin e “Librarisë Lëvizëse” Drejtori i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Adrian Koni, zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtoresha e GIZ Albania Sonja Kurz, Kryetari i Bashkisë Rahim Spahiu si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.
Pas fjalëve përshëndetëse, kryetari Spahiu mori në dorëzim nga z. Koni çelësat e ‘makinës edukuese’.