Në vijim të punës për realizimin e procedurave të prokurimit të parashikuara për t’u realizuar gjatë vitit 2023 për kryerjen e zbatimit të projektit interior të zyrave të AAPSK-së, Mbikqyrjes së punimeve dhe Kualidimin, etj., të Autoritetit Kontraktor Agjëencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Tiranë, bazuar dhe në zbatim të neni 74 dhe neni 75 te VKM nr.285, date 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik “, për të qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njesisë prokurimit, sipas rastit, kërkojmë punësimin me kontratë shërbimi të dy ekspertëve të jashtëm, si më poshtë:

  1. 2 (dy) Inxhinier të fushës së lnxhinierisë së Ndërtimit;
  2. Ekspertët duhet të plotësojnë e keto kritere:
  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushës së kërkuar, (Inxhinier Ndërtimi).
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 10 (dhjetë) vite.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  1. Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Protokoll Arkivës, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë, Brenda datës 10.01.2023 me dokumentet  si më poshtë:
  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit).
  • Kopje e noterizuar e liçencës ne fushen e inxhinierise se ndertimit.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vetedeklarim mbi parandalimin e konfliktit te interestit.

Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plote e tyre, sjell s‘kualifikim të kandidatit.

Adresa për të dorëzuar dokumentacionin, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë (Adresa: Rruga Perlat Rexhepi”, nr. 10, Tiranë, www.aapsk.gov.al).

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik