Eventi mbi mbylljen e projektit “RISE-ALB”

Në datë 26 maj 2023 u mbajt eventi për mbylljen e projektit “RISE-ALB”: Fuqizimi i ndërmarrjes Sociale në Shqipëri financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe zbatuar nga ENGIM së bashku me partnerët e saj, mes të cilëve edhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Në harkun kohor të tre viteve, Rise-Alb ka favorizuar iniciativat e formimit dhe profesionit për personat në nevojë dhe përmirësimin efektivitetin dhe përfshirës të politikave në mbështetje te Ndërmarrjes Sociale dhe ripërdorimit të aseteve të konfiskuara nga krimi.

Falë projektit u bë e mundur përfshirja e  2162 personave nga të cilët:

531 kanë përfituar nga aktivitetet trajnuese;

39 kanë hyrë në tregun e punës falë aktivitetit ekonomik të OSC ;

85 kanë arritur pavarësinë ekonomike në fund të projektit;

Fjala e Kryeadministratorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Z. Ardian Koni si panelist i këtij eventi:

Në cilësinë Drejtuesit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara shpreh kënaqësinë që jam pjesë e kësaj konference përmbyllëse të një projekti mjaft dinjitoz. Falë financimit të këtij projekti dhe iniciativës tonë të ripërdorimit social, dy prona të konfiskuara në Fier dhe në Elbasan dikur prona të krimit sot janë kthyer në dy nga sipërmarrjet sociale më të suksesshme që sot kanë marrë emrin “Ke Buono” dhe “Tradita ime artizanale”.

Ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara në vendin tonë ka startuar në vitin 2016 me iniciativën e përbashkët me “PARTNERS ALBANIA”dhe mbështetjen financiare nga BE dhe suportin e vazhdueshëm nga OSCE. Kjo iniciativë e rendit vendit tonë të parën në Ballkan dhe të dytën në rajon pas Italisë.

Përvec faktit që është një praktikë që po përdoret në aktivitetin e punës tonë, ajo është kthyer edhe një ndër qëllimet kryesore ligjore dhe politike në luftën kundër krimit të organizuar dhe rikthimit në komunitet të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

Për të kuptuar peshën që zë ripërdorimi social në aktivitetin e punës tonë dëshiroj të ndaj me ju

sipërmarrjet sociale në pronat e konfiskuara:

  1. “Ke Buono” në Fier
  2. “Garazhi Social i Artizanatit”në Sarandë

3.“Tradita ime Artizanale” në Elbasan

Projekte në proces

  • 3 toka bujqësore të konfiskuara janë vënë në funksion të zbatimit të projektit “TOKA JONË”
  • 3 apartamente të konfiskuara janë vënë në dispozicion të projektit “TWIST.

 

Risia më e fundit por tepër domethënëse, jo vetëm për Agjencinë, por për vendin tonë është iniciativa që kemi ndërmarrë për të ndërtuar zyrat e punës së AAPSK-së dhe godinat multifunksionale të menaxhimit të pasurive në prona të konfiskuara dhe me mjete monetare të konfiskuara. Jemi në proces të përmbylljes së kësaj iniciative, për tu bërë si Agjencia  që ndjek këtë model në nivel ndërkombëtar dhe njëkohësisht që transmeton mesazhin tepër domethënës në komunitet.

Duke e mbyllur, dëshiroj t’i uroj të gjithëve në këtë konference suksese në veprimtari sa më produktive gjatë ditës së sotme dhe një bashkëpunim të shtuar mes partnereve tane!

 

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik