Në kuadër të BAMIN (Balkan Asset Management Interagency Network) dhe iniciativën dhe mbështetjen e OSBE, u organizua një takim punë në Beograd mbi bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e eksperiencës të agjencive të dy vendeve respektive dhe më gjerë ne rajon.
Menjëherë pas takimit në Beograd, u zhvillua dhe një takim me Drejtorin e Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara të Maqedonisë së Veriut, ku u vizituan ambjentet e punës së saj dhe u trajtuan problemet e administrimit të aseteve, shkëmbimin e eksperiencës dhe bashkëpunimi midis palëve në të ardhmen.