Programi i Transparences
Programi i Transparencës i rishikuar, bazuar në urdhrin nr.187, datë 18.12.2020 “Për miratimin e Programit të Transparencës të rishikuar”
Programi i Transparences
Hyrje
-
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikojë informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale, si dhe të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
-
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentat origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
-
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP. Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Rreth AAPSK
Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota
E drejta per t'u informuar dhe per t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AAPSK
-
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, është person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, si dhe është institucioni përgjegjës për administrimin dhe/ose përdorimin e pasurive të sekuestruara me vendim të dhënë nga organet e sistemit të drejtësisë apo organet administrative, administrimin dhe/ose përdorimin e pasurive të konfiskuara, si dhe ruajtjen e provave materiale apo administrimin e tyre, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.
-
a. Koordinatori/Emri mbiemri, E-mail, Nr. i gjelbër, Tel, Adresa, Orari
-
Koordinatori për të drejtën e Informimit:
-
Znj.Oltjona Murja
-
Email: oltjona.murja@aapsk.gov.al
-
Adresa:Rr.Kavajes"Kompleksi Delijorgji",Kulla C1,Kati 1,H2,Tirana,Albania
-
Orari: E hene-E enjte 08:00-16:30 E premte 08:00-14:00
-
Fax: (+355) 04 225 4071
-
b.Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
-
i.Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.
-
ii.Kërkesa për informim duhet të përmbajë: a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
-
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
-
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
-
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
-
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
-
iii.Format kërkesat:
-
c. Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
-
Nëse jeni të pakënaqur me mënyrën se si kërkesa juaj për informacion është trajtuar, ju keni të drejtë ligjore për të bërë ankesë. Nëse ju keni bërë një kërkesë me shkrim dhe nuk keni marrë përgjigje ose jeni të pakënaqur me përgjigjen e marrë nga Autoriteti ju keni të drejtë të ankoheni administrativisht brenda 30 ditëve. Ju mund të ankoheni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
-
Ankesat i drejtohen Komisionerit me shkrim, duke plotësuar formularin e ankesës të cilin e gjeni të shkarkueshme.
-
Formulari i ankesës duhet të jetë i plotësuar në të gjitha pikat. Në rastet kur informacioni i kërkuar përmban të dhëna personale, kërkohet dokumenti i identifikimit të kërkuesit. Formulari i ankesës duhet të shoqërohet me formularin e kërkesës për informim drejtuar Autoritetit publik, si dhe recetën postare ose emailin drejtuar Autoritetit Publik
-
Institucionet që monitorojnë dhe kontrollojnë aktivitetin e punes së Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara janë:
-
Ministria e Brendshme
-
Kontrolli i Lartë i Shtetit
-
Më poshtë gjeni bashkangjitur ne link raportet:
Informacion mbi buxhetin dhe të dhenat financiare të AAPSK
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Sherbimet që ofrohen nga AAPSK
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore,politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AAPSK
-
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk ofron shërbime.
-
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është ne varësi instuticionale të Ministrisë së Brendshme e cila është organi kompetent për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore,politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AAPSK
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AAPSK
Informacioni/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AAPSK
-
Formën e dokumentave/informacioneve (kopje fizike)
-
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk ofron ndihma shoqërore.
Përditësuar në : 30/06/2025