Misioni
Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, është ngritur dhe funksionon, sipas Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.
Misioni i këtij komiteti është të mbikqyrë veprimtarinë e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga ana e Agjencisë si dhe për vendimmarrjen për përdorimin efektiv të pasurive dhe të të ardhurave brenda buxhetit të shtetit, përfshirë edhe vendimin për pagimin e shpenzimeve operative të Agjencisë.