Kryeadministratori

 

Znj. Risena Xhaja është Kryeadministratore e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara që prej Tetorit 2024. Ka kryer studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë dhe është diplomuar në Master pranë Shkollës Pasuniversitare për “Studime Europiane”. Në vitin 2021 ka marrë titullin Doktor, duke përfunduar studimet doktorale pranë Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Znj. Xhaja është e profilizuar në të drejtë Civile, Administrative dhe Penale, si edhe ka mbi 20 vite eksperiencë në Administratën Publike.
Nga Mars 2023 – gusht 2024 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Më herët, ka mbajtur pozicionin e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, njëkohësisht Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues i komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni (2019-2023).
Gjatë karrierës së saj, znj. Xhaja ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës (2019), ku më herët kishte shërbyer edhe si Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve (2013-2016) dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse (2016-2019).

Znj. Xhaja ka shërbyer gjithashtu si anëtare e Bordit të Bankës së Detit të Zi, përfaqësuese e shtetit shqiptar, Kryetare e Bordit të shoqërisë Agrokredit, të Korporatës Shqiptare të Investimeve, të Universitetit të Arteve, si edhe anëtare në bordet drejtuese të disa institucioneve. Njëkohësisht, ka shërbyer si lektore në disa universitete publike dhe private, në lëndët teknikë legjislative dhe bazat e të drejtës.

Me kontribut të spikatur në hartimin e legjislacionit në fushat: trashëgimi kulturore, turizëm, sport, kulturë dhe prona, znj. Xhaja ka botuar një sërë studimesh në revistat shkencore ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore dhe impaktin financiar në zhvillimin e vendit.

 

 

 

Shpërndani: