Misioni dhe objekti i veprimtarisë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara drejtohet dhe përfaqësohet nga kryeadministratori, i cili i raporton ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike. Agjencia ka për detyrë të ruajë dhe të administrojë pasurinë e sekuestruar dhe gjithashtu të rrisë, nëse është e mundur, vlerën e këtyre pasurive.

         Objekti i veprimtarisë së Agjencisë është:

  • Marrja në dorëzim dhe administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në përputhje me ligjislacionin në fuqi.
  • Shitja ose tjetërsimi i pasurive që nuk mund të përdoren, ose ato që humbasin vlerën me kalimin e kohes.
  • Regjistrimi dhe përgatitja e dokumentacionit për administrimin apo tjetërsimin e pasurive të konfiskuara.
  • Bashkëpunimi me institucione të tjera për shitjen ose përdorimin e pasurive për qëllime publike.
  • Mbikqyrja dhe raportimi statistikor mbi administrimin e pasurive.

Shpërndani: