Takim me Luigi de Magistris, Kryetari i Bashkisë së Napolit, si pjesë e një diskutimi në Universitetin e Napolit, “Federico II”, Departamenti i Shkencave Politike mbi menaxhimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar.
Një shans i madh për të ndarë përvojën tonë pioniere në këtë fushë përmes projektit CAUSE i zbatuar në partneritet me Project Ahead, Comitato don Peppe Diana dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Kjo konferencë është pjesë e një vizite katër ditore në Napoli dhe takimeve intensive me zyrtarë publikë dhe ndërmarrje shoqërore aktuale që veprojnë në këto prona. Një burim i madh frymëzimi dhe mesazhi i fortë nga të dy vendet, Shqipëria dhe Italia, në përpjekjet e tyre të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar.