Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, dy organizata të shoqërisë civile nga qyteti i Fierit, ENGIM dhe Murialdo, shndërruan një pasuri te konfiskuar në një ëmbëltore mikpritëse, KE BUONO, që shërben ëmbëlsira të shijshme.

KE BUONO është ngritur në një aset të konfiskuar të krimit të organizuar duke e vënë në përdorim social për gratë që kanë qenë viktima ose rrezikohen nga dhuna në familje. E premtja e javës së shkuar shënoi fundin e financimit të ëmbëltores KE Buono nga Bashkimi Evropian dhe tani ata janë të gati të ecin me këmbët e tyre, por ky nuk është fundi i mbështetjes sonë!

Falë suksesit të KE BUONO, së shpejti dy projekte të tjera do të mbështeten nga BE-ja përmes projektit tonë CAUSE të zbatuar nga Partners Albania: “KinFolk Coffee Library” në Durrës dhe “Social Crafting Garage Saranda” në qytetin e Sarandës.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik