“KinFolk Library – Kafe Sociale Rinore me impakt në parandalimin e krimit të të rinjve në qytetin e Durrësit” dhe “Garazhi Social i Artizanatit – Sarandë”, projektet fituese të Thirrjes së Katërt për Projekt Propozime të skemës së nën-grantimit të projektit CAUSE – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale, i bashkëngjiten KeBunono!, Pasticeri Sociale në Fier, si tre iniciativat e para të këtij lloji në vend dhe në rajon.

Nëpërmjet grantit të përfituar nga CAUSE dhe kontratës së huapërdorjes me Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, organizatat zbatuese Fondacioni Arsimor Shqiptar në partneritet me Qendren e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës dhe Instituti i Migracionit, Zhvillimit dhe Integrimit do të punojnë për krijimin e një modeli të qëndrueshëm të sipërmarrjes sociale në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar, për një periudhë të paktën 5 vjeçare.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Powered by Estatik