AAPSK dhe Shërbimi i Provës formalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit

AAPSK dhe Shërbimi i Provës formalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit

30 Korrik, 2026

Front Slider Lajme

Kryeadministratorja e AAPSK-së, znj. Risena Xhaja, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Besmir Kola, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në funksion të nevojave të Shërbimit të Provës dhe strukturave të tij territoriale. Ky bashkëpunim krijon një mekanizëm të qartë dhe të qëndrueshëm, duke nisur […]

Kryeadministratorja e AAPSK-së, znj. Risena Xhaja, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Besmir Kola, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në funksion të nevojave të Shërbimit të Provës dhe strukturave të tij territoriale.

Ky bashkëpunim krijon një mekanizëm të qartë dhe të qëndrueshëm, duke nisur nga evidentimi i nevojave deri te procedurat për vënien në përdorim të pasurive të administruara nga AAPSK.

Pasuritë e administruara në shërbim të institucioneve dhe interesit publik.



Shpërndani: