🎓 Më pranë studentëve, për një të ardhme më të sigurt!
24 Nëntor, 2026
AAPSK dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, duke konkretizuar një qasje të re të Agjencisë ndaj brezit të ri. Një bashkëpunim që synon të krijojë mundësi për praktika profesionale, shkëmbim eksperiencash dhe përfshirjen e studentëve në aktivitete me fokus parandalimin e kriminalitetit, luftën kundër krimit dhe administrimin e pasurive të sekuestruara dhe […]
AAPSK dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, duke konkretizuar një qasje të re të Agjencisë ndaj brezit të ri.
Një bashkëpunim që synon të krijojë mundësi për praktika profesionale, shkëmbim eksperiencash dhe përfshirjen e studentëve në aktivitete me fokus parandalimin e kriminalitetit, luftën kundër
krimit dhe administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Përmes edukimit, ndërgjegjësimit dhe mundësive për zhvillim profesional, synojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të sigurt, me më pak kriminalitet dhe më shumë besim në rrugën e ndershme drejt suksesit.
Sepse parandalimi fillon me edukimin dhe suksesi ndërtohet me integritet.