Nga pasuritë e konfiskuara në mundësi për komunitetin
22 Mars, 2025
Nga pasuritë e konfiskuara, në mundësi për komunitetin! Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) vijon angazhimin për të kthyer pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet e paligjshme në projekte që sjellin vlerë për shoqërinë. Sot, patëm kënaqësinë të ishim pjesë e aktivitetit në Qendrën “Art dhe Aktivizëm” në Durrës – një […]
Nga pasuritë e konfiskuara, në mundësi për komunitetin!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) vijon angazhimin për të kthyer pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet e paligjshme në projekte që sjellin vlerë për shoqërinë.
Sot, patëm kënaqësinë të ishim pjesë e aktivitetit në Qendrën “Art dhe Aktivizëm” në Durrës – një hapësirë që është shndërruar nga një pasuri e konfiskuar në një qendër që mbështet artin, aktivizmin dhe fuqizimin e grupeve vulnerabël.
Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi rëndësinë e vazhdimit të projekteve që i kthejnë pasuritë në shërbim të komunitetit dhe nxisin zhvillimin social.
Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur iniciativa që sjellin ndryshim pozitiv dhe ndihmojnë në ndërtimin e një ekonomie më të drejtë e të qëndrueshme.