Nga pasuri kriminale në strehë sigurie për viktimat e dhunës dhe trafikimit

Nga pasuri kriminale në strehë sigurie për viktimat e dhunës dhe trafikimit

29 Dhjetor, 2025

Front Slider Lajme

Kthimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale në shërbim të interesit publik mbetet një nga prioritetet kryesore të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Në këtë kuadër, Ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Albana Koçiu, së bashku me Kryeadministratoren e AAPSK-së, znj. Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë […]

Kthimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale në shërbim të interesit publik mbetet një nga prioritetet kryesore të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Në këtë kuadër, Ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Albana Koçiu, së bashku me Kryeadministratoren e AAPSK-së, znj. Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë në një nga projektet më domethënëse të ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara.

Objekti i vizituar, i përfituar nga veprimtari kriminale, sot është transformuar në një strehë të sigurt dhe funksionale, që u shërben viktimave të dhunës dhe trafikimit, duke ofruar mbrojtje, mbështetje dhe mundësi për një fillim të ri.

Deri në vitin 2025, AAPSK ka realizuar mbi 15 projekte të ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara, ka mbështetur më shumë se 20 institucione dhe ka kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së rreth 300 viktimave të dhunës dhe trafikimit.

Këto nisma përfaqësojnë një shembull konkret të transformimit të pasurive që dikur përdoreshin për qëllime kriminale në mjete të fuqishme për mbrojtjen sociale, forcimin e solidaritetit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.



Shpërndani: