Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Agjencinë per Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në Kosovë
11 Shkurt, 2026
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka formalizuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me agjencinë homologe në Republikën e Kosovës, në kuadër të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky proces, tashmë i përmbyllur në aspektin formal, shënon një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe efektiv në fushën […]
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka formalizuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me agjencinë homologe në Republikën e Kosovës, në kuadër të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ky proces, tashmë i përmbyllur në aspektin formal, shënon një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe efektiv në fushën e menaxhimit të aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi, në funksion të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar.
Përmes këtij partneriteti synohet shkëmbimi i përvojave, praktikave më të mira dhe koordinimi institucional, me qëllim rritjen e eficiencës dhe transparencës në administrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari kriminale.
