Kryeadministratorja e AAPSK në Konferencën Rajonale“Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të krimit shërben edhe fuqizimit të shoqërisë civile

Kryeadministratorja e AAPSK në Konferencën Rajonale“Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të krimit shërben edhe fuqizimit të shoqërisë civile

1 Tetor, 2025

Front Slider Lajme

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua nëTiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë. Znj. Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding Futures […]

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua nëTiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Znj. Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding Futures – Navigating Donor Shifts and Building Sustainability”, ku diskutoi mbi inovacionet dhe modelet alternative përzhvillueshmëri të qëndrueshme përmes ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se përvoja e Shqipërisë ka treguarse pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nuk janë vetëm“simbol i drejtësisë në veprim”, por edhe “një burim i ri fuqizimi ekonomik dhe social për grupet në nevojë dhe organizatat e shoqërisë civile”.

“Ne kemi zgjedhur ta shohim ripërdorimin social jo vetëm si një mjet simbolik, por si një instrument të qëndrueshmërisëfinanciare. Përmes dhënies në përdorim të aseteve të konfiskuara, organizatat kanë krijuar të ardhura që u mundësojnë të rrisin kapacitetet e tyre, të ofrojnë shërbime mëcilësore dhe të mbeten të pavarura në veprimtarinë e tyre,” – u shpreh znj. Xhaja.

Ajo solli shembuj konkretë nga Shqipëria, si hapja e bizneseve sociale në pronat e konfiskuara, përdorimi i automjeteve të sekuestruara për shërbime komunitare dhe transformimi i hapësirave publike të zëna dikur nga “varreza makinash” në “hapësira të gjelbra për qytetarët”.

“Secila prej këtyre iniciativave është dëshmi e qartë se pasuritë e marra nga aktivitetet kriminale mund t’i shërbejnëkomunitetit dhe të kthehen në një burim legjitim, që forconshoqërinë civile dhe rrit rezistencën e saj përballë sfidave të kohës, por edhe që i shërbejnë komunitetit dhe në veçantigrupeve vulnerabël,” – nënvizoi ajo.

Gjatë diskutimit, znj. Xhaja theksoi gjithashtu se modeli i Shqipërisë është i përshtatshëm për t’u ndarë edhe me vendete tjera të rajonit:

“Në Ballkanin Perëndimor, ku donatorët ndërkombëtarë kanëqenë mbështetës dhe gjej rastin t’i falenderoj, ndërkohë qëshoqëria civile përballet me presione të shumta, mekanizma të tillë kombëtarë si ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara krijojnë një shtyllë të re të qëndrueshmërisë financiare dhe besueshmërisë publike,” – tha ajo.

Paneli ku mori pjesë Kryeadministratorja e AAPSK mblodhipërfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, Sida, FondacionitShoqëria e Hapur, si dhe aktorë rajonalë dhe europianë, të cilët ndanë përvojat dhe modelet e tyre për forcimin afatgjatëtë shoqërisë civile.

Konferenca Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans” u organizua nga Balkan Civil Society Development Network (BCSDN) dhe Partners Albania for Change and Development, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në treçështje kyçe: mbrojtjen e hapësirës qytetare dhe kornizënligjore, rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare përmesmodeleve të reja të mbështetjes.

Ky aktivitet konfirmoi edhe një herë se shoqëria civile nërajon mbetet një aktor thelbësor për demokracinë, reformat dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke sjellëzëra të qendrueshëm përballë sfidave të kohës.



Shpërndani: