Dita e dytë e vizitës zyrtare në Kosovë
12 Shkurt, 2026
Në ditën e dytë të takimeve, delegacioni ynë u prit nga Prokurori, njëkohësisht Drejtues i Zyrës për Rikuperimin e Aseteve (ARO) në Kosovë, z. Bahri Hyseni. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi bashkëpunimin ndërmjet AMO dhe ARO, duke theksuar rëndësinë e planifikimit dhe koordinimit që në fazat para sekuestrimit, si dhe nevojën […]
Në ditën e dytë të takimeve, delegacioni ynë u prit nga Prokurori, njëkohësisht Drejtues i Zyrës për Rikuperimin e Aseteve (ARO) në Kosovë, z. Bahri Hyseni.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi bashkëpunimin ndërmjet AMO dhe ARO, duke theksuar rëndësinë e planifikimit dhe koordinimit që në fazat para sekuestrimit, si dhe nevojën për forcimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë.
U theksua gjithashtu rëndësia e ndërtimit të urave të qëndrueshme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes aktiviteteve të përbashkëta me fokus rritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e rikuperimit dhe menaxhimit të aseteve të përfituara nga krimi.