AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026
9 Prill, 2026
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat ngaadministrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanëshënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 64.6 milionëlekë nga 49.2 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjopërfaqëson një rritje prej rreth 31%, duke reflektuar njëperformancë të përmirësuar dhe të qëndrueshme financiare. Analiza mujore tregon një […]
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat ngaadministrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanëshënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 64.6 milionëlekë nga 49.2 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjopërfaqëson një rritje prej rreth 31%, duke reflektuar njëperformancë të përmirësuar dhe të qëndrueshme financiare.
Analiza mujore tregon një trend të qartë rritës përgjatë gjithëperiudhës janar–mars 2026, krahasuar me të njëjtët muaj të një viti më parë. Veçanërisht, muaji mars ka shënuar nivelinmë të lartë të të ardhurave, duke konsoliduar tendencënpozitive.
Ky rezultat është arritur si pasojë e një sërë masash konkrete, ndër të cilat zgjerimi i kontratave të reja të qirasë; forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të pasurive; si edhe rritja e efikasitetit në menaxhimin financiar dhe operativ.
Përmirësimi i performancës në administrimin e pasurive reflekton një qasje më të strukturuar dhe transparente nëpërdorimin e aseteve, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për agjencinë dhe përdorimin e mëtejshëm të tyre në mbështetje të agjencive ligjzbatuese.
AAPSK mbetet e angazhuar të përmirësojë më tej proceset e administrimit të pasurive, zgjerimin e kontratave të qirave dhe rritjen e mëtejshme të të ardhurave. Këto janë të ardhuravetëm nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, pa përfshirë të ardhurat nga ankandet apointeresat e llogarive bankare.
Ecuria pozitive e 3-mujorit të parë shërben si një tregues i rëndësishëm i përmirësimit të menaxhimit të pasurive dhe njëbazë e qëndrueshme për performancë edhe më të lartë nëvijim të vitit 2026.