AAPSK publikon katalogun e pasurive të sekuestruara, tjetër hap në drejtim të transparencës dhe mirëadministrimit

AAPSK publikon katalogun e pasurive të sekuestruara, tjetër hap në drejtim të transparencës dhe mirëadministrimit

26 Mars, 2025

Front Slider Lajme

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë e rëndësishme që synon të rrisë më tej transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive. Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe […]

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë e rëndësishme që synon të rrisë më tej transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive. Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës inventarizimi të ndërmarrë nga Agjencia.

Kjo nismë është ndërmarrë nën drejtimin e Kryeadministratores së AAPSK, znj. Risena Xhaja, e cila ka vënë theksin tek rëndësia e një administrimi më të rregullt dhe më të transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Për herë të parë në historinë e Agjencisë, të gjitha pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj po regjistrohen dhe po bëhen publike përmes katalogëve zyrtarë, duke krijuar një standard të ri transparence dhe llogaridhënieje.

“Katalogët e pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara janë një hap konkret në drejtim të forcimit të besimit të publikut dhe institucioneve në procesin e administrimit të këtyre pasurive. Përmes kësaj nisme, ne po sigurojmë që çdo pasuri e administruar nga AAPSK të jetë e evidentuar qartë dhe e aksesueshme për publikun, duke garantuar një administrim sa më efikas dhe të drejtë,” – u shpreh znj. Xhaja.

Publikimi i katalogut të pasurive të sekuestruara është një hap domethënës jo vetëm për procesin e inventarizimit, por edhe për forcimin e transparencës në menaxhimin e pasurive nga ana e Agjencisë. Ky proces siguron jo vetëm një administrim më të mirë të këtyre aseteve, por edhe një angazhim më të fortë ndaj standardeve më të larta të menaxhimit publik.

Për më shumë informacion dhe për të aksesuar katalogun e pasurive të sekuestruara, klikoni në linkun:

Katalog/PASURI TË SEKUESTRUARA

 



Shpërndani: