AAPSK pret përfaqësues të Ambasadës Britanike dhe NCA për bashkëpunim kundër krimit

AAPSK pret përfaqësues të Ambasadës Britanike dhe NCA për bashkëpunim kundër krimit

17 Shtator, 2025

Front Slider Lajme

🌐Sot, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, patëm kënaqësinë të presim përfaqësues të Ambasadës Britanike në Kosovë dhe të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA) në Tiranë, Z. Edward Orr dhe Z. Shpat Balaj. Takimi u zhvillua në kuadër të përfshirjes së AAPSK në projektin rajonal ku marrin pjesë Shqipëria, Kosova, […]

🌐Sot, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, patëm kënaqësinë të presim përfaqësues të Ambasadës Britanike në Kosovë dhe të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA) në Tiranë, Z. Edward Orr dhe Z. Shpat Balaj.

Takimi u zhvillua në kuadër të përfshirjes së AAPSK në projektin rajonal ku marrin pjesë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me synim forcimin e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Fokusi i diskutimeve ishte tek:
🔹 Krimet kibernetike dhe kriptovalutat
🔹 Rritja e kapaciteteve hetimore në fushën digjitale
🔹 Përmirësimi i kuadrit ligjor mbi të cilin veprojnë agjencitë homologe

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt një rajoni më të sigurt dhe më të përgatitur për sfidat e kohës. 



Shpërndani: