AAPSK NË BRUKSEL MBI PROGRESIN NË KUADËR TË KAPITULLIT 24
6 Mars, 2026
Në 3–4 mars 2026, në Bruksel, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, mori pjesë dhe raportoi në Takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria (JFS)”, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë raportimit mbi Kapitullin 24, u prezantuan zhvillimet dhe rezultatet konkrete të arritura në […]
Në 3–4 mars 2026, në Bruksel, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, mori pjesë dhe raportoi në Takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria (JFS)”, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë raportimit mbi Kapitullin 24, u prezantuan zhvillimet dhe rezultatet konkrete të arritura në drejtim të forcimit të administrimit dhe menaxhimit efektiv të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, rritjes së transparencës institucionale, si dhe konsolidimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me autoritetet ligjzbatuese dhe partnerët përkatës.
U theksua progresi i bërë në përmirësimin e procedurave të administrimit, rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe garantimin e përdorimit eficient të pasurive në interes të publikut, në përputhje të plotë me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për vlerësimin e ecurisë së reformave dhe për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.