AAPSK merr pjesë në takimin rajonal të organizuar nga UNODC në Budva
11 Dhjetor, 2025
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mori pjesë në takimin rajonal të zhvilluar në Budva, organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC). Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit në fushën e sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive. Gjatë punimeve të takimit […]
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mori pjesë në takimin rajonal të zhvilluar në Budva, organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC). Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit në fushën e sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive.
Gjatë punimeve të takimit u diskutuan çështje të rëndësishme, përfshirë:
• shkëmbimin e praktikave më të mira mes institucioneve homologe të rajonit;
• sfidat dhe statistikat mbi administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara;
• nismat ligjore dhe strategjike që synojnë rritjen e efektivitetit institucional;
• rolin e agjencive në garantimin e transparencës dhe përmirësimin e proceseve të administrimit të pasurive.
Pjesëmarrja e AAPSK në këtë aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në rritjen e mëtejshme të standardeve të punës në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.