AAPSK dhuron një automjet për shërbime sociale në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe në Bashkinë Bulqizë

AAPSK dhuron një automjet për shërbime sociale në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe në Bashkinë Bulqizë

10 Qershor, 2025

Front Slider Lajme

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet në favor të Bashkisë Bulqizë, për t’u përdorur në ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat e thella të kësaj bashkie. Automjeti, pjesë e flotës së pasurive të konfiskuara që administrohen […]

  1. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet në favor të Bashkisë Bulqizë, për t’u përdorur në ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat e thella të kësaj bashkie.

Automjeti, pjesë e flotës së pasurive të konfiskuara që administrohen nga AAPSK, do të vihet në funksion të projektit social të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ka për synim ofrimin e terapive dhe shërbimeve të kujdesit në banesë për fëmijë me aftësi të kufizuara.

E pranishme në ceremoninë e dorëzimit të automjetit, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja falënderoi Komitetin Ndërinstitucional për masat kundër krimit të organizuar për gadishmërinë e treguar për të mbështetur këtë nismë sociale dhe theksoi se institucioni që drejton mbetet i angazhuar për të kontribuar në ndihmë të komunitetit dhe shtresave në nevojë.

Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, znj. Festime Mjeshtri vlerësoi AAPSK për ndihmën dhe theksoi se mjeti i transportit do të jetë shumë i vlefshëm për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe, sidomos atyre që jetojnë në zonat e thella të Bashkisë Bulqizë.

Kjo mbështetje për Bashkinë Bulqizë do të ndihmojë në përmirësimin e aksesit në shërbime për rreth 50 fëmijë, të cilëve u ofrohet ndihmë e drejtpërdrejtë në ambientin ku jetojnë, përmes një ekipi profesionistësh lëvizës.

Ky akt i AAPSK është një shembull konkret i kthimit të pasurive të konfiskuara në funksion të mirëqenies sociale dhe mbrojtjes së grupeve në nevojë, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Automjeti do të përdoret ekskluzivisht për qëllime sociale dhe do të mbajë logon e AAPSK, Bashkisë Bulqizë dhe partnerit implementues, Fondacionit Joscelyn.

 



Shpërndani: