AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale
11 Korrik, 2025
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me mbeshtetjen e projektit EU4LAW ENFORCEMENT, të financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane, finalizoi sot workshop-in treditor mbi Kriptovalutat dhe Asetet Virtuale, me fokus të veçantë mbi menaxhimin e kriptoaseteve në kuadër të sekuestrimit dhe konfiskimit. Ky aktivitet trajnues, i zhvilluar me pjesëmarrjen […]
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me mbeshtetjen e projektit EU4LAW ENFORCEMENT, të financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane, finalizoi sot workshop-in treditor mbi Kriptovalutat dhe Asetet Virtuale, me fokus të veçantë mbi menaxhimin e kriptoaseteve në kuadër të sekuestrimit dhe konfiskimit.
Ky aktivitet trajnues, i zhvilluar me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë si Richard Strike dhe Andrew Tennant, synoi të rrisë kapacitetet e stafit të AAPSK-së dhe administratorëve të përfshirë në menaxhimin e pasurive dixhitale, përfshirë mënyrat e gjurmimit, sekuestrimit dhe ruajtjes së sigurt të kripto-aseteve.
Trajnimi përfshiu tema thelbësore si ndryshimi mes valutave tradicionale (FIAT) dhe kriptovalutave, struktura e portofolëve dixhitalë dhe siguria e “recovery seeds”, teknologjia blockchain dhe kriptografia, si dhe legjislacioni ndërkombëtar për VASP-et dhe rreziqet e pastrimit të parave përmes kriptoaseteve.
Gjatë sesioneve të workshop-it, vëmendje e veçantë iu kushtua proceseve të sekuestrimit, ruajtjes dhe realizimit të kriptoaseteve, duke u ndalur edhe në mekanizmat për ruajtjene vlerës, rritjen e përfitimeve dhe strategjitë e sigurta të shitjesapo konvertimit të tyre.
Ky aktivitet vjen në vijim të trajnimit të mëparshëm të zhvilluar në bashkëpunim me UNICEF dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të AAPSK për të siguruar administrimin profesional dhe të përditësuar të pasurive të sekuestruara apo konfiskuara, në përputhje me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe standardet ndërkombëtare.