Struktura

                                                                Perbërja e Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar

1.Komiteti eshtë i perberë nga kryetari dhe tetë anëtare. Kryetari është i propozuar nga Ministri përgjegjës per rendin dhe sigurine publike, ndersa tetë anëtarët e tjere janë te propozuar respektivisht nga:

  •  Ministri pergjegjës per cështjet e ekonomisë
  • Ministri pergjegjës për cështjet e drejtësisë
  • Ministri pergjegjës për çështjet sociale
  • Prokurori i Përgjithshëm
  • Prokuroria e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
  • Agjencia e Administrimit të Pasurive te Sekuestruara dhe të Konfiskuara
  • Kryetari i Zyrës së Administrimit te Buxhetit Gjyqësor
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës

2.Komiteti mblidhet prane ministrise pergjegjëse per rendin dhe sigurine publike dhe në veprimtaritë e komitetit mund te ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve publike ose organizatave të tjera, vendase a të huaja, veprimtare në fusha me interes për zbatimin e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar trafikimit nepërmjet masave parandaluese kunder pasurise” i ndryshuar.

3.Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara ushtron funksionin e sekretariatit teknik pranë komitetit.

                                                

 

 

Shpërndani: