AAPSK dhe Caritas Shqiptar nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e komuniteteve vulnerabël
26 Tetor, 2026
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe Caritas Shqiptar kanë konkretizuar bashkëpunimin institucional përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje për mbështetje me materiale, me synim vënien në shërbim të komuniteteve dhe shtresave vulnerabël të pasurive të konfiskuara. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përdorimit me qëllim shoqëror të pasurive të […]
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe Caritas Shqiptar kanë konkretizuar bashkëpunimin institucional përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje për mbështetje me materiale, me synim vënien në shërbim të komuniteteve dhe shtresave vulnerabël të pasurive të konfiskuara.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përdorimit me qëllim shoqëror të pasurive të konfiskuara, duke kontribuar në mbështetjen e personave në nevojë dhe në forcimin e rolit të këtyre pasurive në funksion të interesit publik.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte e pranishme edhe znj. Maria Neyman, Sekretare e Përgjithshme e Caritas Europe, ku u vlerësua rëndësia e partneritetit dhe mundësitë që ai krijon për të gjeneruar ndikim pozitiv në shoqëri.
Përmes këtij bashkëpunimi, AAPSK vijon angazhimin për administrimin e përgjegjshëm të pasurive të konfiskuara dhe orientimin e tyre drejt nismave që i shërbejnë komunitetit dhe interesit publik.