AAPSK dhe ARSIS forcojnë bashkëpunimin për mbështetjen e iniciativave me ndikim social
29 Korrik, 2026
Kryeadministratorja e AAPSK-së, znj.Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë pranë ambienteve të ARSIS, organizatë përfituese nëpërmjet thirrjes së hapur të Fondit të Ripërdorimit Social të AAPSK-së. Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet palëve, me fokus forcimin e angazhimit të përbashkët për iniciativa me ndikim social. Gjatë vizitës u zhvilluan aktivitete psikosociale me […]
Kryeadministratorja e AAPSK-së, znj.Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë pranë ambienteve të ARSIS, organizatë përfituese nëpërmjet thirrjes së hapur të Fondit të Ripërdorimit Social të AAPSK-së. Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet palëve, me fokus forcimin e angazhimit të përbashkët për iniciativa me ndikim social.
Gjatë vizitës u zhvilluan aktivitete psikosociale me fëmijët e programit Afterschool, lojëra ndërvepruese dhe aktivitete me të rinjtë, si dhe u prezantuan punimet e realizuara prej vullnetarëve nga SHBA për përmirësimin e ambienteve të qendrës.
Përmes Fondit të Ripërdorimit Social, AAPSK vijon të mbështesë iniciativa që krijojnë mundësi, përfshirje sociale dhe vlerë të qëndrueshme për komunitetin.